Atletike

KAS-i hedh poshtë medaljen e argjendtë që Britania e Madhe fitoi në Tokio 2020

Bie poshtë medalja e argjendtë e fituar nga Britania e Madhe në Lojërat Olimpike të Tokios, në stafetën e meshkujve 4×100. Ky është vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) për shkak se një nga atletët britanikë rezultoi pozitiv në testet antidoping.

Britania e Madhe doli e dytë në garën e zhvilluar më 12 gusht, pas Italisë. KAS-i ka arritur në konkluzionin se pozitiviteti i atletit Chinjindu Ujah është i qartë, kështu që britanikëve nuk u takon medalja.

Ujah, atleti që doli pozitiv. Gazeta Si, 19 shkurt 2022

Pas këtij vendimi ndryshon podi për garën në fjalë. Kanadaja, që doli e treta, tani fiton medaljen e argjendtë, kurse Kina e vendit të katërt ngjitet në vend të tretë dhe fiton medaljen e bronzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë