Të bësh aktivitet fizik edhe menjëherë pas marrjes së dozës së vaksinës kundër Covid-19 apo gripit nuk dëmton, përkundrazi, një studim amerikan rrëzon mitin e qëndrimit pa lëvizur dhe pushimit. Arsyeja?
Do të ndihmonte trupin tonë të prodhonte edhe më shumë antitrupa.
Studimi i publikuar në revistën shkencore “ScienceDirect” tregoi rezultate befasuese. Ata që shkonin në palestër ose kryenin një shëtitje të gjatë, në të dyja rastet për të paktën 90 minuta, i dhanë sistemit të tyre imunitar një “nxitje” për të prodhuar një numër më të madh të antitrupave.
Ekspertët thanë se është ende shumë herët për të brohoritur pasi hulumtimi ekzaminoi vetëm 70 persona, por është një hap i rëndësishëm drejt njohurive më të thelluara rreth pas vaksinës, duke qenë se aktiviteti sportiv nuk ka efekte anësore dhe mund të stimulojë reagimin e antitrupave.
Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s që monitoroi 70 vullnetarët e rritur zbuloi se pas katër javësh të gjithë pjesëmarrësit prodhuan më shumë antitrupa sesa ata që ndoqën rutinën klasike pas vaksinimit.
“Studimi ynë është i pari që tregon se një sasi e saktë e kohës së kaluar duke ushtruar mund të përmirësojë reagimin e antitrupave të trupit ndaj vaksinës Pfizer-BioNtech Covid-19 dhe ndaj dy vaksinave të gripit,” shpjegoi ai.
Marian Kohut, autori kryesor i studimit dhe lektor në kinesiologji (studimi shkencor i lëvizjes njerëzore) në Universitetin e Iowa-s tha se përfitimet më të shumta janë gjetur edhe te njerëzit obezë.

Sipas indikacioneve të para të hulumtimit, pra, trajnimi mund të ndikojë edhe në prodhimin e interferonit alfa, një klasë proteinash që rregullon funksionet e sistemit imunitar duke nxitur rritjen e mbrojtjeve specifike kundër virusit.
“Kur ushtrohemi ndodhin shumë ndryshime: metabolike, biokimike, neuroendokrine, qarkullimi. Kështu, ndoshta ekziston një kombinim i faktorëve që kontribuojnë në përgjigjen e antitrupave që kemi zbuluar në studimin tonë,” thanë studiuesi.
Në këtë kuptim aktivitetit fizik i shtohen edhe pika të tjera i cili jo vetëm është i dobishëm për muskujt dhe qëndrimin në formë por përfitimet ndikojnë edhe në funksione të tjera të trupit të njeriut duke filluar nga metabolizmi tek sheqeri në gjak, nga funksionet njohëse te sistemi i frymëmarrjes.
“Është logjike që edhe sistemi imunitar ndikohet në mënyrë të favorshme. Në fund të fundit, dihet tashmë se njerëzit që qëndrojnë ulur kanë më shumë gjasa të ndeshen me sëmundje infektive ose çrregullime kardiovaskulare”, Valter Santilli , profesor i mjekësisë fizike dhe rehabilituese në Universitetin La Sapienza të Romës.
Si funksionon qarkullimi i gjakut
Kur ushtroheni gjithashtu përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe limfës, të cilat ndihmojnë qelizat imune. Dhe më pas, stërvitja në rrezet e diellit ndihmon prodhimin e vitaminës D e cila ndikon në sistemin kardiovaskular dhe sistemin imunitar. Si përfundim, ekspertët thonë se ka shumë arsye për të lëvizur në palestër, jashtë apo brenda, menjëherë pasi të jeni vaksinuar dhe ndoshta të injoroni dhimbjen e lehtë në krah në vendin e injektimit.
Burimi: Il giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje