Shqipëria do të kërkojë zyrtarisht në Bruksel ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, nëse plotësohen dy kushte.
“Duam të dëgjojmë mendimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në rast se mendimi i qytetarëve shqiptarë në shumicë do të anojë nga një vendimmarrje e re, strategjike për qasjen tonë, atëherë dhe ne do të ecim të siguritë në një drejtim që kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë, që është ndarja nga Maqedonia e Veriut nëse edhe pas presidencës franceze nuk do të realizohet hapja e konferencës, se është e pakuptimtë që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet, – meqë jemi në një kohë kur flitet për pengje, – Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët që po e shoqërojnë në SHBA në vizitën 4-ditore që kreu i Qeveria ka nisur.
Rama u takua të martën me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se në këtë takim nuk ka diskutuar për Berishën dhe shpalljen e tij “non grata” dhe se Shqipëria do të shfrytëzojë postin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit për të avancuar përpjekjet për stabilitet në Ballkan dhe njohjen e Kosovës.
Kryeministri tha gjithashtu se administrata amerikane i ka deklaruar mbështetjen 100 për qind të nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




