Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë mdërruar jetë 4 qytetarë të prekur nga Covid-19, një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 83 vjeç.Gjithashtu, janë kryer 1874 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë, në këto bashki:
122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.
"Janë 8,773 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 835 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë", thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2814
Fier 1278
Gjirokastër 741
Vlorë 718
Shkodër 685
Elbasan 672
Berat 643
Lezhë 380
Korçë 273
Durrës 310
Kukës 207
Dibër 52
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.