Sociale

Ulet infektimet me Covid, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Tre humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit të infektuar me Covid 19, ndërkohë që MSH raporton për 457 qytetarë të infektuar nga 2.738 testime të kryera gjithsej.

Sa i takon viktimave, bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe dhe një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.

Janë 9,316 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë, janë në këto bashki:173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.

Statistika (12 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 457

Të shëruar në 24 orë 967

Të shtruar në spitale 130

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2738

Testime totale 1,710,553

Raste pozitive 268,008

Raste të shëruara 255,282

Raste Aktive 9,316

Humbje jete 3,410

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3125

Fier 1296

Vlorë 786

Shkodër 744

Gjirokastër 765

Elbasan 701

Berat 673

Lezhë 375

Korçë 281

Durrës 299

Kukës 214

Dibër 57


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë