Sociale

COVID-19/ Pesë humbje jete dhe 531 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë mdërruar jetë pesë pacientë të prekur nga Covid-19, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç, një qytetar nga Vlora 87 vjeç. Gjithashtu, janë kryer 2948 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 531 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.

Janë 9,829 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3372
Fier 1343
Shkodër 875
Vlorë 805
Gjirokastër 779
Elbasan 729
Berat 677
Lezhë 380
Korçë 306
Durrës 280
Kukës 216
Dibër 67


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë