Sociale

Covid-19/ 3 viktima dhe 604 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid 604 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Qytetarët që nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 janë një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.

Ndërkohë, nga 2962 testime të kryera, kryeson Tirana me 222 të infektuar.

Rastet e reja – Ministria thotë se janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki: 222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.

Situata në spitale – Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ndër të tjera, Ministria thotë se janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.

Statistika (10 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          604

Të shëruar në 24 orë       1505

Të shtruar në spitale       124

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 2962

Testime totale                1,704,867

Raste pozitive                 267,020

Raste të shëruara             252,982

Raste Aktive                    10,636

Humbje jete                     3,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3651

Fier                 1414

Shkodër          1014

Vlorë               916

Gjirokastër      801

Elbasan           750

Berat                684

Lezhë               453

Korçë               362

Durrës              290

Kukës               233

Dibër                68


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë