Kombetarja

Sokol Cikalleshi shuan zërat e merkatos, rinovon me Koniasporin deri në 2024

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka rinovuar kontratën me ekipin e Koniasporit deri në vitin 2024, pra edhe për për 2 vjet të tjera.

Duke qenë se kontrata e futbollistit kavajas skadonte në fund të këtij sezoni, kohët e fundit ka pasur shumë zëra për largimin e tij nga Koniaspori, por tashmë e ardhmja e Cikalleshit është e qartë. Klubi turk i ka ofruar një kontratë të re me rritje page dhe sulmuesi e ka pranuar.

Sokol Cikalleshi me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 3 shkurt 2022

Cikalleshi, 31 vjeç, ka disa vite që luan në futbollin turk, ku është ambientuar mjaft mirë, ndaj dhe ka preferuar të vazhdojë me Koniasporin, duke lënë mënjanë oferta ndoshta më të mira financiare nga Arabia.

Gjatë eliminatoreve të fundit, Sokol Cikalleshi ka qenë sulmuesi kryesor në formacionin e trajnerit Edi Reja. Me përvojën e tij dhe formën fizike, kavajasi e ka ndihmuar shumë Kombëtaren për të marrë rezultate të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë