Sociale

COVID-19/Shtatë humbje jete dhe 1,533 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë nga Covid-19, pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kucova 68 vjeç.
Gjatë kësaj kohe janë kryer 5,404  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë, në këto bashki:
598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë,  37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin,  5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull,  Maliq, Has, 1  Mat, Finiq, Belsh.
"Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë", thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            8,041
Shkodër         1,617
Fier                 1,712
Vlorë              1,316
Elbasan          1,140
Gjirokastër      1020
Berat                 755
Korçë                714
Lezhë                699
Durrës              597
Kukës                309
Dibër                 148


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë