Politike

Të dielën primaret nga Komisioni i Rithemelimit, emrat për 6 bashkitë. Voltana Ademi drejt tërheqjes në Shkodër?

Te dielën prej orës 08.00 të mëngjesit e deri në orën 17.00, Komisioni i Rithemelimit ka hapur primaret për përzgjedhjen e një kandidature nga propozimet e bazës së PD, për secilën nga gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet më 6 mars, konkretisht në Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.

Deri të shtunën në mesdite janë zyrtarizuar kandidaturat për bashkinë e Durrësit, Lushnjës e deri diku edhe Shkodrës.

Luan Hoti aktualisht kryetar i komanduar i PD-së së Durrësit, Manjola Luku. Ardian Muka, Oerd Bylykbashit, Igli Cara, Osman Stafa, Neritan Golja, Shkëlqim Fortuzi, Fatbardfha Kadiu, Thoma Gjokaj janë kandidaturat e propozuara nga baza, ndër ta edhe emra që mbështesin Bashën si Hoti dhe Luku.

Për Bashkinë Shkodër, emrat me potenciale për tu votuar të dielën do të jenë ajo e kryetares aktuale të Bashkisë, Voltana Ademi, Lorenc Luka dhe Bardh Spahia, te tre me mbështetje të gjere në radhët e PD-së Shkodër, por që kanë shkëputur lidhjet me PD-në zyrtare të Lulzim Bashës.  

Zhvillimet e fundit nga PD-ja e Shkodrës tregojnë se Voltana Ademi ka shfaqur disa sinjale për dorëheqje nga gara për bashkinë, duke mos e futur emrin te dielën për votim. Gjithësesi, deri te shtunën në mesditë, Ademi nuk ka konfirmuar zyrtarisht qëndrimin e saj.    

Ndërkohë ka përfunduar lista e kandidaturave për Lushnjën. Ata janë;  Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iliazi dhe Indrit Qerimi.

Te shtunën pritet të përfundojë lista e kandidatëve për Rrogozhinën, Vorën dhe Dibrën, për të kaluar më pas ne votim të dielën.

Nuk është vendosur ende edhe se si do të dalin kandidatët e njërës palë brenda PD-së, sa kohë që pala tjetër ajo zyrtare nuk i njeh si kandidatë zyrtarë

Dy janë variantet; Ose si kandidatë të pavarur ose në siglën e një koalicioni mes aleatësh përfshi edhe LSI-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë