Sociale

Tetë të vdekur dhe 1.658 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit

Tetë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1.658 qytetarë të infektuar nga 5.367 testime të kryera gjithsej.

Viktimat janë një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç,  një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Janë 24.081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,658

Të shëruar në 24 orë      2,005

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 5,367

Testime totale              1,626,578

Raste pozitive                 248,070

Raste të shëruara           220,684

Raste Aktive                      24,081

Humbje jete                         3,305

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,684

Fier                 1,982

Shkodër         1,830

Elbasan          1,697

Durrës             1,611

Vlorë                1,514

Gjirokastër      1,248

Korçë               1012

Berat                 994

Lezhë                946

Dibër                  276

Kukës                 287


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë