Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve thonë se preferojnë komunikimin me miqtë e tyre përmes internetit më shumë se sa kur janë ballë për ballë me ta.
Disa studiues të cilët kanë kryer një studim së fundi, po përpiqen të ndihmojë prindërit dhe mësuesit që të monitorojnë kohën që fëmijët kalojnë në internet. Ky studim i kryer nga mediat e përbashkëta jofitimprurëse është përditësimi i ngjashëm i një tjetër studimi të kryer në vitin 2012, studim i cili ishte ndër të parët që dokumentonte ndikimin e medias dixhitale tek adoleshentët.
Duket se interesi i të rinjve për të folur me miqtë e tyre ballë për ballë është zbehur, kjo pasi nga 49 % që ishte 6 vite më parë ka rënë në 32%.
“Kjo është diçka për t’u shqetësuar”, thotë Vicky Rideout, drejtoreshë në qendrën e konsultave VJR, autore dhe hulumtuese kryesore në këtë projekt. “Një ndryshim themelor në mënyrën se si njerëzit duan të flasin me njëri tjetrin.
Rideout vuri në dukje edhe dy gjetje të tjera gjatë sondazhit. E para është rritja e numrit të adoleshentëve nga 44 % gjashtë vite më parë në 54 % të cilët thonë se pajisjet e tyre teknologjike i shqetësojnë kur ata janë me miqtë e tyre, dhe e dyta është se adoleshentët thonë se ndihen të frustruar me miqtë”.
Common Sense, me qendër në San Francisko, promovon mediat dhe teknologjinë e sigurt për fëmijët.
Studimi i ri gjithashtu thekson rritjen e frekuencës së përdorimit të mediave sociale në mesin e adoleshentëve, 89% e të cilëve tani thonë se kanë smartfonë krahasuar me 41% gjashtë vjet më parë. Tani, 70% e adoleshentëve thonë se përdorin mediat sociale më shumë se një herë në ditë krahasuar me 34% e adoleshentëve, gjashtë vjet më parë, 38% thonë se kontrollojnë mediat sociale disa herë në orë dhe 16% thonë se e përdorin pothuajse vazhdimisht.
“Lajm i mirë është se adoleshentët janë të vetëdijshëm për ndikimin e mirë apo të keq që kanë mediat sociale tek to”, thotë Jim Steyer, shefi ekzekutiv i Common Sense, në një intervistë. “Ndërsa lajm i keq është se ata preferojnë të komunikojnë me njëri tjetrin përmes internetit më shumë se ballë përballë. “
“Si prind dhe edukator, kjo është diçka shqetësuese” thotë Stayer.
Gjatë këtij studimi u zbulua se mediat sociale kanë një ndikim pozitiv dhe negativ tek adoleshentët. Kjo tregon se adoleshentet janë më social se ato të gjashtë viteve më parë dhe përmes rrjeteve të tyre sociale , mund të kuptohet shumëçka rreth këtyre adoleshentëve.
Dr. Jenny Radesky, një profesoreshë e pediatrisë në Universitetin e Miçiganit , e cila specializohet në shëndetin e zhvillimit dhe të sjelljes. Tha se mesatarisht një herë në orë adoleshentët janë të prirur të kontrollojnë rrjetet e tyre sociale.
Ajo thotë se ka pasur edhe raporte të kohëve të fundit të rritjes së normave të ADHD në fëmijët e SHBA. “Kjo është vetëm një studim deri më tani,” thotë Dr. Radesky, “por unë mendoj se kjo tregon se ne duhet të gërmojmë më thellë se si vëmendja e ndarjes së shpeshtë, kënaqësia e menjëhershme dhe nxitja emocionale që rrjedhin nga përdorimi i medias mund të ndikojnë në proceset e të menduarit të adoleshentëve . “
Kur u pyetën se cilat faqe të mediave sociale përdorin më së shumti, 41% e adoleshentëve thanë Snapchat, 22% thanë Instagram, dhe 15% thanë Facebook. Gjashtë vjet më parë, 68% e adoleshentëve thanë se Facebook ishte faqja kryesore e tyre sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




