Një tjetër gardist vrau veten në krye të detyrës mbrëmjen e së hënës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrjen dytësore të Gardës së Republikës. Gardisti 30-vjeçar, Arjon Mançe, nga Përmeti dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Ky është gardisti i dytë që ka vrarë veten në krye të detyrës brenda një kohe të shkurter. Rasti i parë ndodhi më 30 qershor të këtij viti ku 31-vjeçari Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës dhe për rrjedhojë humbi jetën.
Për hetimin e rastit të fundit është ngritur një grup i posaçëm. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




