Sociale

Rekord infektimesh nga Covid, 2.177 raste të reja dhe 6 të vdekur në 24 orë

Gjashtë viktima dhe 2.177 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 8.136 testime të kryera gjithsej.

Një numër shumë i lartë në krahasim me një ditë më parë (vetëm një i vdekur) sa i takon të infektuarve, kur rezultuan pozitivë 793 qytetarë me 4.996 testime. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus prej fillimit të pandemisë në marsin e vitit 2020.

Sa i takon viktimave, ata janë një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë. Sipas MSH, janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin

Statistika (11 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2177

Të shëruar në 24 orë 639

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 8136

Testime totale 1,542,801

Raste pozitive 222,664

Raste të shëruara 204,099

Raste Aktive 15,318

Humbje jete 3,247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7601

Fier 1270

Durrës 1216

Elbasan 1093

Shkodër 922

Vlorë 913

Gjirokastër 609

Berat 504

Lezhë 459

Korçë 407

Dibër 196

Kukës 128


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë