Nga Laidon Shapo - Ndërsa rastet e koronavirusit rriten me variantin e ri Omicron që vazhdon të përhapet pas festave, shanset për t'u ekspozuar ndaj dikujt me virus ka të ngjarë të jenë rritur. Por kur mund të shfaqen simptomat për herë të parë pas një ekspozimi të mundshëm?
Disa ekspertë thonë se varianti Omicron ka "përshpejtuar" kohën për atë që shumë kanë njohur COVID-19, duke përfshirë periudhën e inkubacionit, ose kohën midis ekspozimit dhe fillimit të simptomave.
Por ndërsa kërkon më pak kohë për të zhvilluar simptomat, për shumë njerëz po ashtu duhet më pak kohë për t'u rikuperuar.
Sa shpejt mund të shfaqen simptomat e COVID?
Sipas udhëzimeve të mëparshme të CDC, simptomat e COVID mund të shfaqen diku nga dy deri në 14 ditë pasi dikush është ekspozuar ndaj virusit.
Kushdo që shfaq simptoma duhet të testohet për COVID-19.
Disa njerëz mund të mos përjetojnë kurrë simptoma, megjithëse ata ende mund të përhapin virusin.
Një person konsiderohet gjithashtu ngjitës përpara se të shfaqen simptomat.
Kur janë personat me COVID më ngjitës?
Sipas CDC, transmetimi i COVID-19 ndodh shpesh një deri në dy ditë para fillimit të simptomave dhe gjatë dy deri në tre ditë pas.
Për ata pa simptoma, udhëzimi i CDC thotë se ato konsiderohen ngjitëse të paktën dy ditë para testit të tyre pozitiv.
Kur është koha më e mirë për t'u testuar pas ekspozimit?
CDC thekson se kushdo që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj dikujt me COVID duhet të testojë pesë ditë pas ekspozimit të tij, ose sapo të shfaqen simptomat.
“Nëse shfaqen simptoma, individët duhet të karantinohen menjëherë derisa një test negativ të konfirmojë se simptomat nuk i atribuohen COVID-19”, thuhet në udhëzim.
Ekspertët shëndetësorë thonë se ndërsa koha e inkubacionit mund të ndryshojë, ata që testojnë herët duhet të vazhdojnë testimin edhe nëse marrin rezultate negative.
Sa kohë duhet të karantinoni apo izoloheni?
Së pari, ata që besojnë se kanë qenë në kontakt me dikë që ka COVID dhe janë të pavaksinuar duhet të vendosen në karantinë. Ata që rezultojnë pozitivë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të izolohen, sipas CDC (Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.