Shendet

Duhapirës dhe joduhanpirës, ndryshimi i tmerrshëm i mushkërive

Por, pavarësisht kësaj konsumi i tij nuk ka pësuar ulje, përkundrazi.

Dëmin më të madh nga duhanpirja e pësojnë mushkëritë. Janë me dhjetra e qindra studime që provojnë se mushkëria e një duhanpirësi pëson ndryshime rrenjësore në krahasim me atë të një personi të lirë nga ky ves.

Por, rastin më të qartë e sjell infermierja Amanda Eller. Ajo është punonjëse në një nga spitalet e Karolinës së Veriut. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale infermierja në fjalë paraqet dy mushkëri, njëra e një personi duhanpirës, tjetra e shëndetshme.

Organet dallohen që në pamje të parë. Ajo e marrë nga një duhapirës është e nxirë nga tymi i cigars, ndërsa tjetra e shëndetshme dhe e kuqe.

Testimi i dytë bëhet përmes fryrjes së dy mushkërive. E duhanpirësit nuk mbushet plotësisht dhe kërkon më shumë kohë për të çliruar të gjithë ajrin e thithur, ndërsa ajo e shëndetëshme mbushet plotësisht dhe çlirohet më shpejt.

“Kjo tregon se muskuit e mushkërisë së një duhanpirësi janë dobësuar ndjeshëm në krahasim me atë të një joduhanpirësi”, thotë Amanda.

How to Buy Prescription Medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë