Nga kjo e martë, 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare, supermarketeve dhe marketeve ushqimore, duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.
Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 dhjetor, thuhet se të gjithë punonjësit e këtyre subjekteve, duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës një nga dokumentet që tregon se nuk është bartës i virusit.
Në urdhrin e lëshuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shkruhet se punonjësit duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.
Në të kundërt, të gjithë ata që nuk kanë certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-albania që vërteton shërimin nga Covid-19.
Kjo certifikatë ka afat 6 muaj nga shërimi nga Covid-19. Kush nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusi.
Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm ata persona që kanë një dokument mjekësor për mospalikimin e vaksinës.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP që do të monitorojnë zbatimin e urdhrit.
Për të parandaluar përhapjen e covid-19, baret dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur pas orës 2300, përveç natës së ndërrimit të viteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje