Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, ku si pasojë e daljes së një automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’ nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet E.H., ndërkohë që raportohet dhe për tre të plagosur të tjerë.
Personat e plagosur P. H., D. H., dhe A. H.,janë transportuar në spital, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.