Sociale

Aksident i rëndë në Dibër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, ku si pasojë e daljes së një automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’ nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet E.H., ndërkohë që raportohet dhe për tre të plagosur të tjerë.

Personat e plagosur P. H., D. H., dhe A. H.,janë transportuar në spital, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë