Kombetarja

Miqësore luksi për Shqipërinë, ndeshet me Spanjën më 26 mars


Shqipëria do të luajë një miqësore me Spanjën më 26 mars të 2022-shit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë FSHF, që sqaron se kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, kurse stadiumi dhe orari ende nuk janë përcaktuar.

Më parë kuqezinjtë janë ndeshur dy herë me Spanjën në kualifikueset e Europianit 1988. Në “Qemal Stafa” fituan spanjollët 1-2, ku golin për Shqipërinë e shënoi Shkëlqim Muça. Në ndeshjen e dytë në Spanjë Shqipëria u mund me rezultatin e thellë, 5-0.

Nga një ndeshje mes Shqipërisë dhe Spanjës. Gazeta Si, 29 dhjetor 2021

Katër ndeshjet e tjera me Spanjën janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Botërorit dhe kuqezinjtë nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë