Shendet

Harta e re me infektimet në Europë, në prag të vitit të ri

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar një hartë të re e cila tregon se si është situata e infektimeve në rajonin e Europës. Si një mbështetje të Rekomandimit të Këshillit për të koordinuar masat e udhëtimeve në prag të fund vitit në Bashkimin Europian, duke u rekomanduar edhe një herë udhëtarëve që të shmangin vizitat në shumicën e shteteve.

Harta tregon se pjesa më e madhe e bllokut është e kuqe e errët, gjë që tregon se shkalla e rasteve kumulative 14-ditore të COVID-19 është 500 ose më shumë raste në ditë.
I vetmi rajon i gjelbër i Evropës është Jugperëndimi i Rumanisë, pasi ky rajon ka shënuar më pak se 50 raste në dy javët e fundit dhe ka një përqindje të pozitivitetit të testit nën 4 për qind. Autoriteti shëndetësor europian ka shkruar se Rumania është vendi më pak i prekur nga varianti i ri deri më tani. Përveç Bukureshtit dhe jugperëndimit, pjesa tjetër e Rumanisë është e ngjyrosur në të verdhë. Në të verdhë janë ngjyrosur edhe Sardenja, Pulia dhe Molise e Italisë.

Pjesa tjetër e Evropës është ose e kuqe ose e kuqe e errët, gjë që tregon se rastet janë gjithnjë e më shumë në rritje. Kontinenti i Evropës ka raportuar 470.286 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian kryesojnë tabelën për rastet më të larta të zbuluara.

Sipas OBSH-së, vetëm Gjermania dhe Franca ka raportuar 79,567 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Vendet e tjera në BE gjithashtu kanë regjistruar një numër të lartë të rasteve për 100,000 banorë në shtatë orët e fundit dhe vendet e mëposhtme kryesojnë tabelën:
• Irlanda 736.3
• Kroacia 501.7
• Lituania 367.6
• Portugalia 355
• Estonia 334.3
• Gjermania 304

Për më tepër, numri i rasteve të Omicron të zbuluar në të gjithë vendet e BE-së dhe zonën shengen është gjithashtu i lartë, pasi të dhënat nga ECDC tregojnë se deri më 19 dhjetor, 4691 raste të Omicron ishin zbuluar në të gjithë vendet e BE/ZEE.
Numri i lartë i rasteve të COVID-19 është raportuar edhe pasi shumica e vendeve të BE/ZEE kanë vendosur kufizime të rrepta udhëtimi për udhëtarët që vijnë, përfshirë ata të vaksinuar dhe të shëruar nga COVID-19.
Burimi: ECDC/ Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë