Shendet

Studimi/ Sinovac joefektive ndaj Omicron, duhet të kombinohet me Pfizer

Tri doza të vaksinës CoronaVac COVID-19 të Sinovac nuk prodhojnë nivele të duhura të antitrupave për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit, thanë studiuesit nga Hong Kongu në një deklaratë.


Analiza e tyre zbuloi se vaksina Pfizer-BioNTech ishte më efektive, si një dozë e tretë e vaksinës e marrë pas dy dozave të vaksinës Sinovac.
Pfizer ka deklaruar se tre doza të vaksinës së saj ishte në gjendje të neutralizonin variantin e ri Omicron në një test laboratorik.


Studimi i fundit u krye nga studiues nga Universiteti i Hong Kongut dhe u financua nga Fondi i Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore dhe Qeveria e Hong Kongut.
Deklarata nuk thotë se sa mostra janë përdorur në analizë.Sinovac nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Vaksina CoronaVac e Sinovac dhe vaksina BBIBP-CorV e Sinopharm janë dy vaksinat më të përdorura në Kinë dhe vaksinat kryesore për COVID-19 të eksportuara nga vendi.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë