Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se një tjetër studim në Afrikën e Jugut ka treguar se varianti i ri Omicron ka më pak gjasa për shtrim në spital. Duke analizuar shifrat epidemiologu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se nga data 1 Tetor 2021 deri më 6 Dhjetor 2021, janë studiuar:
-161.328 raste me COVID-19 në shkallë kombëtare;
-38.282 raste janë testuar si të dyshuar për Omicron dhe nga këto kanë dalë 29.721 raste pozitive.
Alimehmeti shkruan se pas analizave është vënë re se ka 80% më pak risk për t’u shtruar në spital me variantin Omicron në krahasim me variantet e tjera!
Sipas mjekut ky reduktim kaq i lartë i formave që kanë nevojë për shtrim në spital mund të jetë pjesërisht rrjedhojë e imunitetit të lartë komunitar në Afrikën e Jugut pasi:
-60%-70% e kanë kaluar sëmundjen deri në valën e tretë.
-58% e moshave ≥60 vjeç janë të vaksinuar plotësisht.
-55% e moshave 50-59 vjeç janë të vaksinuar plotësisht.
-43% e moshave 35-49 vjeç janë të vaksinuar plotësisht .
-24% e moshave 18-34 vjeç janë të vaksinuar plotësisht.
“Shumë studime të tjera kanë vërtetuar që edhe vetë varianti Omicron ka karakteristika që e bëjnë më pak riskues për forma të rënda! Autorët dalin në përfundimet se analizat e hershme tregojnë një reduktim të riskut për shtrim në spital gjatë Tetor-Nëntorit 2021 nga varianti Omicron dhe imuniteti i lartë i popullatës (nga infektimi i mëparshëm dhe/ose vaksinimi) mund të jetë mbrojtës kundër formave të rënda në popullatën afrikanojugore”,shkruan mjeku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.