Si në këtë kohë, dy vjet më parë, u shfaqën raportet e para për një virus shqetësues të frymëmarrjes në Wuhan, Kinë. Bota që atëherë ka zhvilluar vaksina efektive kundër Covid-19 dhe qeveritë kanë një listë të gjatë masash për të frenuar infektimet.
Megjithatë, shumë po përpiqen t'i përgjigjen variantit galopant Omicron në mënyra që kujtojnë ditët fillestare të pandemisë. Disa vende kanë hyrë me shpejtësi në izolim, ndërsa të tjerat po vendosin masa.
Rikthimi i një varianti me transmetueshmëri të lartë ka treguar edhe një herë, një përgatitje të dobët dhe shqetësuese. Në fund të fundit, Omicron nuk doli nga hiçi; Shkencëtarët kishin kohë që kishin frikë nga një variant rezistent ndaj vaksinave. Megjithatë, një veçori e papritur ishte mutacionet që ka krijuar ky variant, që ndoshta ka ardhur tek një individ me sistem imuntar të dobët.
Rreth 35 mutacione i kanë mundësuar variantit të shmangë mbrojtjen ekzistuese të vaksinës dhe të përhapet me shpejtësi të lartë. Qeveritë përballen përsëri me një zgjedhje të pandryshuar dhe të pa dëshiruar: mbyllen herët për të shpëtuar sistemet e kujdesit shëndetësor, rrezikojnë dëme të panevojshme ekonomike, ose presin për të dhëna të qëndrueshme dhe rrezikojnë raste shumë më të larta dhe, ndoshta, vdekje.
Politika, gjithashtu, është në ngërç që prej dy citesh. Qeveritë autoritare, mund të vendosin ende masa të rrepta. Qeveritë demokratike janë të kufizuara nga shkalla në të cilën kanë ruajtur besimin. Mark Rutte, kryeministri holandez, ka arritur ta izolojë Holandën duke qenë vendi i parë në BE që zgjodhi këtë përgjigje për Omicron, megjithatë ky u konsiderua si një skandal i madh që rrezikonte demokracinë.
Edhe shkencëtarët po e shohin veten duke u tërhequr zvarrë në politikë – të vetëdijshëm se rrezikojnë censurën nga hetimet e ardhshme publike ose më menjëherë nga mediet për gabime të perceptuara. Shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, u akuzua - krejt gabimisht - se doli përtej kompetencave të tij dhe politikës së qeverisë nga disa deputetë konservatorë dhe disa medie pasi ai këshilloi publikun t'i jepte përparësi ngjarjeve sociale që "me të vërtetë kanë rëndësi njerëzit".
Në mënyrë të rrezikshme që prej dy viteve ka ende dështime të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Qeveritë ende nuk po parashikojnë ngjarje, nuk po veprojnë mjaft herët ose nuk po punojnë së bashku edhe pse nga organizata të ndryshme është kërkuar kjo gjë për të minimizuar ndikimin e Covid-19.
Identifikimi i shpejtë i Omicron nga Afrika e Jugut bëri që disa vende të merrnin masa dhe disa të tjera jo. Mbi të gjitha, Omicron ka rikujtuar se është e nevojshme për të prodhuar dhe ndarë gjerësisht vaksinat dhe trajtimet në zhvillim. Miliarda njerëz ende të pa vaksinuar, veçanërisht në botën në zhvillim, ofrojnë një grup infeksioni nga i cili mund të dalin mutacione të mëtejshme.
Edhe në vendet më të pasura, ka mjaft qytetarë të pa mbrojtur, sa që rritjet e reja ende vënë në rrezik kapacitetin spitalor.
Dy vjet më vonë, mësimi më i madh në të vërtetë është se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.
Burimi:Financial Time/Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.