Shendet

Doza e tretë do ofrojë 80% mbrojtje nga varianti Omicron

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë analizuar ndikimin e mundshëm që një vaksinë përforcuese që do të ketë tek Omicron dhe thonë se mund të sigurojë rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda. Mbrojtja është pak se vaksinat e dhëna kundër versioneve të mëparshme të Covid-19. Por kjo do të thotë se doza e tretë do të mbajë shumë njerëz jashtë spitalit.
Modelimit , nga ekipi në Kolegjin “Imperial” në Londër, është i bazuar në informacionin e kufizuar në Omicron. Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione të botës reale për këtë variant të ri që po përhapet me shpejtësi.
Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se sa i butë ose i rëndë do të jetë Omicron.
Vaksinat ndihmojnë në mësimin e trupit se si të luftojë Covid-in. Por ato aktuale në përdorim nuk janë krijuar për të luftuar variantin Omicron me mutacion të madh.
Antitrupat mund të ngjiten në virus për ta ndaluar atë të hyjë në qeliza dhe të riprodhohet.

Studimet kanë treguat një reduktim 20 deri në 40 herë në aftësinë e këtyre antitrupave për të hequr virusin te njerëzit e vakainuar me dy doza. Studimi supozon se do të ketë një rënie në efikasitetin e vaksinës kundër Omicron. Edhe me një përforcues, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda nga Omicron mund të jetë rreth 80 deri në 85.9%, krahasuar me rreth 97% për Delta – varianti tjetër.
Megjithatë, ka pjesë të tjera të sistemit imunitar, të tilla si qelizat T, që mund të luftojnë gjithashtu Covid-in. Modelimi nuk mundi të vlerësonte ndikimin e këtyre.
Një nga studiuesit Azra Ghani tha se është e pasigurt se sa e rëndë është sëmundja e shkaktuar nga varianti Omicron krahasuar me sëmundjen e shkaktuar nga variantet e mëparshme.

“Ndërsa mund të duhen disa javë për ta kuptuar plotësisht këtë, qeveritë do të duhet të vendosin plane për të zbutur çdo ndikim të mundshëm të variantit. Rezultatet tona tregojnë rëndësinë e dhënies së dozave përforcuese si pjesë e përgjigjes më të gjerë të shëndetit publik”, shtoi ekspertja.
Clive Dix, ish-kryetar i Task Forcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ka një sasi të madhe pasigurie në këto vlerësime të modeluara dhe ne mund të jemi të sigurt për ndikimin e përforcuesve kundër Omicron kur të kemi një muaj tjetër të të dhënave të botës reale mbi shtrimin në spital, shtrimet në kujdesin intensiv dhe vdekjet.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë