Kombetarja

Zbardhet kalendari i Ligës së Kombeve, Shqipëria e nis me Rusinë në “Air Albania”

Është zbardhur tashmë edhe kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Shqipëria u shortua në grupin 2 të Ligës B, bashkë me Islandën, Rusinë dhe Izraelin.

Kuqezinjtë e nisin dhe e mbyllin këtë kompeticion në shtëpi, në “Air Albania”. Ndeshja e parë është ajo me Rusinë, më 2 qershor, kurse e fundit me Islandën, më 27 shtator.

Kalendari i ndeshjeve te Liges se Kombeve. Gazeta Si, 17 dhjetor 2021

Katër ndeshjet e para luhen në muajin qershor, nga data 2 deri më 13 qershor. Kjo është edhe pjesa më e vështirë, pasi Kombëtares sonë i duhet të udhëtojë shumë në këtë periudhë, konkretisht për në Islandë dhe në Rusi.
Në shtator luhen edhe dy ndeshjet e fundit, transferta me Izraelin dhe pastaj ajo në shtëpi me Islandën.

Kalendari i plotë
2 qershor 2022
Shqipëri–Rusi ora 20:45
6 qershor 2022
Islandë–Shqipëri ora 20:45
10 qershor 2022
Shqipëri–Izrael ora 20:45
13 qershor 2022
Rusi–Shqipëri ora 20:45
24 shtator 2022
Izrael–Shqipëri ora 20:45
27 shtator 2022
Shqipëri–Islandë ora 20:45


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë