Dy persona u arrestuan nga Policia e Beratit, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin mashtruan duke i premtuar fejesë një vajze, ndërsa më pas e trafikuan në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci 62 vjeç banues në lagjen “Uznovë” dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.
Në shtetin italian 29-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D. D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.