Franca do të kufizojë udhëtimet jo thelbësore drejt dhe nga Britania, duke filluar nga dita e shtunë, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Covid “Omicron”.
Kjo u bë e ditur nga qeveria, duke sqaruar se të gjithë ata që vijnë nga vendi ishullor, në çdo rast do të duhet të bëjnë një test negativ më pak se 24 orë dhe të përsërisin tampon pas mbërritjes, si dhe të izolohen për 48 orë në pritje të rezultatit. Ndërkohë, qeveria izraelite ka vendosur të zgjasë edhe një javë ndalimin e hyrjes së turistëve të huaj në vend.
Izraeli – Sipas gazetës “Times of Israel”, ndalimi duhej të ishte në fuqi deri më 22 dhjetor, por është zgjatur nga autoritetet për shkak të frikës së përhapjes së variantit “Omicron”.
Ministria e Shëndetësisë izraelite, ka shtuar gjithashtu shtatë vende në listën “e kuqe”, duke përfshirë Francën, Spanjën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irlandën, Norvegjinë, Finlandën dhe Suedinë. Ata i shtohen listës, e cila tashmë përfshinte Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe pjesën më të madhe të Afrikës.
Në lidhje me situatën aktuale, kryeministri slloven, Janez Jansha, që kryeson presidencën aktuale të BE-së, tha: “Shpresoj se do të kemi një qasje të koordinuar në nivel evropian për kufizimet e udhëtimit. Kjo është ajo që na duhet. Është BE-ja ajo që duhet të koordinojë reagimet në situata si këto dhe besoj se jemi afër një marrëveshje”.
Britania – Krishtlindje të izoluara për një milion qytetarë britanikë. Këto janë parashikimet e ekspertëve në lidhje me zgjerimin e shpejtë të variantit “Omicron” afër festave të fundvitit.
Rastet e Covid – ku “Omicron” po bëhet shpejt varianti i përhapur – janë në rritje. Të dhënat zyrtare në 24 orët e fundit, flasin për 78 mijë infeksione të reja të konfirmuara, rreth 10 mijë më shumë se një ditë më parë: një shifër që tejkalon rekordin e mëparshëm të janarit të kaluar, me 68,053 raste pozitive. Rastet e “Omicron” janë të paktën 10,017 në Britani, por ekspertët janë të sigurt se kjo është një shifër e nënvlerësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje