Sociale

Vdekja e foshnjës në Has, Bashkia: Nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor

Nëna e foshnjës 3-muajshme që dyshohet se humbi jetën nga sfiksia, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Bashkia e Hasit bën me dije se ka qenë në dispozicion ndaj nevojave të familjes dhe e ka mbështetur me ushqime dhe medikamente.

Duke njohur situatën e familjes, ku mamaja e foshnjës ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, bashkia ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, e cila është kundërshtuar nga gjyshja.

 “Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial”, - thuhet në një njoftim.

Policia tha këtë të martë se është njoftuar nga nëna e saj se fëmija kishte ndërruar jetë në shtëpi. Ndërkohë në një prononcim për mediat, drejtori i spitalit Has, Shaban Peka ka theksuar se në trupin e foshnjës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe do të pritet raporti mjekoligjor për të parë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së fëmijës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë