Mjedis

Në Arktik konfirmohet rekordi i nxehtësisë, 38 gradë në korrik të 2020

Verkhoiansk, në Siberi, 115 kilometra në veri të Rrethit Arktik, njihet si “qyteti më i ftohtë në botë”. Në Verkhoiansk, temperaturat janë matur rregullisht dhe me saktësi që nga viti 1885 dhe në dimër mesatarja është e qëndrueshme nën -30 gradë, shpesh duke arritur majat prej 60 nën zero.

Më 20 qershor 2020, në Verkhoiansk temperatura u mat 38 gradë, të cilën Organizata Botërore Meteorologjike e ka vërtetuar tani si një rekord të ri për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Arktik.

“Ky rekord është një thirrje e re zgjimi për ndryshimet që po ndodhin në klimë”, komentoi Petteri Taalas, Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë së Motit të OKB-së.

Gjithashtu në vitin 2020, në anën e kundërt të botës, në Antarktidë, u regjistrua temperatura më e lartë: 18.3 gradë (një kulm prej 20 gradë është ende nën hetim).

Dy rekorde të tjera të nxehtësisë, janë në pritje të kontrolleve të mëtejshme për t’u vërtetuar: ai absolut prej 54.4 gradësh i regjistruar në dy raste në vitin 2020 dhe këtë vit në Luginën e Vdekjes në Kaliforni dhe 48.8 gradët e 12 gushtit të kaluar, Floridia, në provincën e Sirakuzës (Itali), e cila do të vendoste primatin evropian. Ekspertët po përfundojnë kontrollet në instrumentet matëse që kanë regjistruar këto kulme të temperaturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë