Politike

LSI: Arrestimi i Kokës i vonuar. Rama në krye të ‘bandës së inceneratorëve’

Duke komentuar arrestimin e Lefter Kokës, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar të vonuar vendimin e SPAK për të prangosur ish-ministrin e Mjedisit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili denoncon se arrestimet duhej të ishin bërë më përpara, pasi afera e inceneratorëve bleu dhjetëra mijëra vota të LSI-së për llogari të Rilindjes në Durrës,Tiranë, Elbasan, Fier, Berat.

"Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar Spakun. Denoncimet dhe faktet atje kane qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji, - shkruan Vasili. - Banda e aferës së incineratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve, sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI-së për llogari të Rilindjes në Durrës,Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.

Në krye të “bandës së incereneratorëve”, siç e quan ai, Vasili deklaron se ndodhet kryeministri Rama, me bashkëpunimin edhe të kryedemokratit Basha.

“Në krye të bandës, është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë. Banda e icineratorëve, e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga Lsi në Komisionin Hetimor parlamentar, - shton deputeti i Kuvendit. - LSI do të zbardhe të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar. Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!!".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë