Politike

Arrestimi i Lefter Kokës, Yuri Kim: Askush mbi ligjin, mund të vraponi, por nuk mund t’i fshiheni

Me urdhër të SPAK, policia arrestoi të martën ish-deputetin e e PS, njëkohësisht ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka pas hetimeve për dosjen e inceneratorëve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Për arrestimin e tij ka folur edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila ndë radhë nënvizon se askush nuk mund t’i fshihet më ligjit.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t'i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete", shkruan Ambasadorja Kim në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë