Dy doza të vaksinës COVID-19 të Pfizer-BioNTech duket se kanë dhënë 70% mbrojtje kundër shtrimit në spital në Afrikën e Jugut javët e fundit, sipas një studimi kryer atje, që tregon se efikasiteti i vaksinës bie.
Studimi i publikuar të martën nga administratori më i madh privat i sigurimeve shëndetësore të Afrikës së Jugut, “Discovery Health”, u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit COVID-19.
Ekspertët kanë shkruar se rreth 78,000 persona nga 15 nëntori deri më 7 dhjetor mendohet të kenë qenë me Omicron.
Afrika e Jugut paralajmëroi botën për Omicron në fund të muajit të kaluar, duke shkaktuar alarmin se ky variant mund të shkaktojë një rritje tjetër të infeksioneve globale.
Gjetjet thanë se kjo përfaqëson një rënie në 80% e mbrojtje kundër infeksionit.
Glenda Grey, presidentja e Këshillit të Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut (SAMRC) tha se megjithatë ishte inkurajuese që vaksina Pfizer dukej se po ofronte mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital. SAMRC gjithashtu po kryen një studim mbi efikasitetin e vaksinës Johnson&Jonhson, një vaksinë e përdorur jashtëzakonisht atje.
Sipas të dhënave efikasiteti i vaksinave është ende i qëndrueshëm edhe për një sërë sëmundjesh kronike, duke përfshirë diabetin, hipertensionin, hiperkolesteroleminë dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.
OBSH ka thënë se kishte shenja të hershme që njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar më parë nuk do të krijonin antitrupa të mjaftueshëm për të shmangur një infeksion Omicron, duke rezultuar në shkallë të lartë transmetimi. Por ende është e paqartë nëse Omicron është në thelb më ngjitës se varianti dominues globalisht Delta.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje