Shendet

Studimi / Pasaportat e jeshile kanë rritur normat e vaksinimit anti-Covid

Sipas një studimi të fundit pasaportat jeshile mund të çojnë në rritjen e marrjes së vaksinave, veçanërisht tek të rinjtë.
Hulumtimet nga Universiteti i Oksfordit zbuluan se certifikata e Covid-19 çoi në rritjen e marrjes së vaksinave 20 ditë para dhe 40 ditë pas prezantimit në vendet me mbulim vaksinimi më të ulët se mesatarja. Rritja e marrjes së vaksinës ishte më e theksuar te njerëzit nën 30 vjeç. Analiza e modelimit u publikua në revistën “The Lancet”. Përveç ndihmës në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në ambientet publike, është sugjeruar se ata mund të inkurajojnë më shumë njerëz të pa vaksinuar që të vaksinohen, veçanërisht ata që e perceptojnë rrezikun e tyre të shtrimit në spital ose vdekjes nga Covid-19 si të ulët.
Melinda Mills, drejtoresha e Qendrës Leverhulme për Shkencën Demografike në Universitetin e Oksfordit dhe autoria kryesor i studimit, tha se meqë programet e vaksinimit masiv vazhdojnë të luajnë një rol kryesor në mbrojtjen e shëndetit publik në këtë pandemi, si për të mbrojtur individët e imunizuar dhe për të thyer zinxhirët e infeksionit në komunitet.
“Studimi ynë është një vlerësim i parë empirik i rëndësishëm nëse certifikimi Covid-19 mund të jetë pjesë e kësaj strategjie. Në përgjithësi, ne vumë re një rritje të konsiderueshme të vaksinimeve në pritje të kufizimeve”, shtoi ekspertja.
Provat kanë treguar se njerëzit raportuan që kishin më pak gjasa të vaksinoheshin nëse futeshin pasaportat Covid-19, ndërsa disa vende kanë raportuar rritje të vaksinimeve.

Në studim ekspertët panë normat e vaksinimit në vende si Danimarkë, Izrael, Itali, Francë, Gjermani dhe Zvicër. Sipas të dhënave në vendet ku mbulimi i vaksinave ishte më parë i ulët, futja e pasaportave të vaksinave u shoqërua me një rritje të konsiderueshme të numrit të dozave shtesë të vaksinave për milion njerëz – 127,823 në Francë, 243,151 në Izrael, 64,952 në Zvicër dhe 66,382 në Itali, sipas studimit.
Studiuesit zbuluan se në Danimarkë dhe Gjermani, ku kishte norma mesatare më të larta të vaksinimit, nuk kishte rritje të konsiderueshme të vaksinimit pas futjes së certifikimit.
Bashkë autori i studimit, Tobias Ruttenauer, nga Universiteti i Oksfordit, tha se ekspertët e dimë se në grupe të caktuara ka nivele të ulta të vaksinimit.
“Sidoqoftë, vetëm certifikimi Covid-19 nuk mjafton për përmirësimin e procesit të vaksinimit dhe duhet të përdoret së bashku me politikat e tjera. Hezitimi i vaksinimit për shkak të mungesës së besimit te autoritetet, i cili është i zakonshëm në mesin e disa grupeve minoritare-etnike dhe grupeve më të ulëta socio-ekonomike, mund të trajtohet me më shumë sukses nëpërmjet ndërhyrjeve të tjera, të tilla si dialogu në komunitet për të gjeneruar më shumë mirëkuptim rreth vaksinave Covid-19”,shtoi eksperti.
Autorët ngritën gjithashtu disa çështje të lidhura me pasaportat Covid që politikëbërësit duhet të marrin në konsideratë, duke përfshirë edhe rrezikun e pabarazisë për vaksina.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë