Histori

Konferenca e Londrës, 109 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

109 vjet më parë filloi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajve u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 13 dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Europës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej Fuqive të Mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha Fuqitë e Mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrinte deri tek e drejta e shtetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë