Mikro-plastika shkakton dëme në qelizat njerëzore dhe studime të ndryshme laboratorike i kanë gjetur në një sërë ushqimesh. Ndotja me mikro-plastikë ka kontaminuar të gjithë planetin, nga maja e malit Everest deri te oqeanet më të thella. Një hulumtim i ri që ka analizuar 17 studime të mëparshme të cilat shikonin ndikimet toksikologjike të mikro-plastikës në qelizat njerëzore tregoi se mikro-plastika ishte e gjendur më së shumti në ujë, ushqimet e detit dhe kripa.
Ata gjetën lloje specifike të dëmtimit, si vdekja e qelizave, reagimi alergjik dhe dëmtimi i mureve qelizore që shkaktoheshin nga nivelet e larta të mikro-plastikës.
“Efektet e dëmshme në qeliza janë në shumë raste janë fillesa e shumë sëmundjeve. Të gjithë duhet të shqetësohemi për të sepse nuk ka një mënyrë se si mund të mbrohemi”, tha Evangelos Danopoulos, nga shkolla “Hull York Medical”, Britani i cili drejtoi studimin.
Sipas ekspertes duhen hulumtime specifike tek ushqimet dhe uji që mund të jenë të kontaminuara me mikro-plastikë dhe vetëm kështu mund t’i shmangni.
“Nëse plastika është kudo në mjedis, ne nuk mund të shpëtojmë nga ajo”
Hulumtimi tregoi gjithashtu se mikro-plastika me formë të parregullt shkakton më shumë vdekje qelizore sesa ato sferike. Kjo është e rëndësishme për studimet e ardhshme pasi shumë mikro-plastika të blera për t’u përdorur në eksperimentet laboratorike janë sferike dhe për këtë arsye mund të mos jenë përfaqësuese të grimcave që njerëzit hanë.

“Ky studim ndihmon ekspertët që të kërkojnë mikro-plastikën në botën reale. Është interesante që forma e mikro-plastikës është kaq e rëndësishme për toksicitetin, pasi konfirmon atë që shumë studiues të ndotjes plastike besonin se do të ndodhte – që sferat e pacenuara të përdorura në eksperimentet laboratorike nuk sigurojnë të dhëna reale”, tha studiuesi i mikro-plastikës Steve Allen.
Në mars, një studim tregoi se grimcat e vogla plastike në mushkëritë e minjve shtatzënë kalojnë me shpejtësi në organet e tjera të tyre.
Në dhjetorin e vitit të kaluar një tjetër studim tregoi se mikro plastika u zbulua në placentën e foshnjave të pa lindura, për të cilën studiuesit thanë se ishte “një çështje shqetësuese”.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje