Problemet e shëndetit mendor mund të ulin cilësinë e jetës dhe janë të lidhura me nivele më të larta të vdekshmërisë nga vetëvrasjet, aksidentet dhe sëmundjet shoqëruese.
Në një studim të fundit, një bashkëpunim ndërkombëtar i studiuesve të udhëhequr nga Universiteti i Danimarkës Jugore kreu një meta-analizë të 32 hulumtimeve sistematike për të kuptuar lidhjet e mundshme midis problemeve mendore dhe diabetit të tipit 2. Studiuesit zbuluan se njerëzit me probleme mendore priren të kenë diabet të tipit 2.
“Përhapja e diabetit të tipit 2 te njerëzit me një çrregullime psikiatrike është studiuar nga grupe të shumta kërkimore në vitet e fundit. Rishikimi ynë ombrellë përmbledh gjetjet nga studimet që janë botuar nga viti 1980 deri në vitin 2020” thotë Nanna Lindekilde, autorja e parë e studimit dhe kandidate për doktoraturë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Danimarkës Jugore. tha Medical News Today.
Ekspertja tha se është interesante të shihet se në të gjitha çrregullimet psikiatrike të hulumtuara, shihet një prevalencë relativisht të lartë e diabetit të tipit 2. Më parë, shumica e hulumtimeve ishin fokusuar veçanërisht te individët me skizofreni ose depresion, por ky studim sipas ekspertes është i fokusuar tek një gamë më e gjerë e çrregullimeve psikiatrike.
Studimi i cili u publikua në revistën “DiabetologiaTrusted Source” konstatoi se rreth 39.7% e njerëzve me çrregullime të gjumit kanë diabet të tipit 2.
Prezenca e diabetit të tipit 2 u pa edhe tek 20.7% të pjesëmarrësve që kishin probleme me peshën.
-15.6% e tyre që përdoronin substanca narkotike.
-13.7% që kishin çrregullim ankthi
11.4% që ishin bipolar
8.1% që ishin me aftësi të kufizuara intelektuale
Shkencëtarët nuk i kuptojnë mekanizmat themelorë për lidhjen midis diabetit dhe problemeve psikiatrike. Sipas tyre ka gjasa të jenë të dyanshme.
“Shumica e këtyre studimeve vlerësojnë si diabetin ashtu edhe çrregullimet psikiatrike për një moment, që do të thotë se ne nuk e dimë nëse diabeti i paraprin apo pason këto shqetësime psikologjike. Për shembull, çrregullimet e gjumit, çrregullimi i përdorimit të substancave dhe ankthi mund të jenë pasojë e barrës së menaxhimit të një sëmundjeje që ndryshon jetën si diabeti,” tha Carnethon.
Lindekilde zgjeroi natyrën e dyanshme të kushteve psikiatrike dhe diabetit të tipit 2
“Për disa çrregullime psikiatrike, është vërejtur një lidhje e dyanshme midis çrregullimeve psikiatrike dhe diabetit të tipit 2. Ky është rasti për depresionin, për shembull. Njerëzit me depresion kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2, por e kundërta është gjithashtu e vërtetë: njerëzit me diabet të tipit 2 zhvillojnë më shpesh depresionin,” shton ekspertja.
Ajo shtoi se besohet se një kombinim i faktorëve të stilit të jetesës, për shembull vështirësia për të ngrënë një dietë të ekuilibruar, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, gjumi i pamjaftueshëm, përdorimi i ilaçeve psikotrope, sëmundjet shoqëruese, si dhe faktorë të ndryshëm biologjikë, ndikojnë në lidhjen e këtyre sëmundjeve.
Burimi:MedicalNews/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje