Shendet

OBSH: Vaksina Pfizer funksionon kundër variantit Omicron

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se vaksinat ekzistuese krijojnë mbrojtje edhe ndaj variantit të ri, pavarësisht se efikasiteti i tyre bie.
Mike Ryan drejtori i urgjencave të OBSH-së ka shpjeguar se të dhënat e deri tanishme tregojnë se varianti i ri ul efikasitetin por jo aq sa të anashkalohet tërësisht vaksina.
Ky njoftim vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut tregojnë se nuk kishte asnjë shenjë që

Omicron do të ishte më i mirë në shmangien e vaksinave sesa variantet e tjera.
“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye për të ndodhur në mënyrë tjetër edhe me Omicron,”shtoi Ryan.
Ai tha se të dhënat fillestare tregonin se Omicron nuk i bënte njerëzit më të sëmurë se Delta dhe llojet e tjera. Eksperti shtoi se një studim i ri i Afrikës së Jugut ka zbuluar se vaksina Pfizer/BioNTech mund të rezultojë në deri në 40 herë më pak antitrupa neutralizues kundër Omicron.

Alex Sigal një virolog në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës ka deklaruar se Omicron nuk ka aq aftësi sa t’i anashkalojë vaksinat.
Sigal tha se vaksinimi, i kombinuar me infeksionin e mëparshëm pritet që mund të neutralizojë variantin. Kjo tregon që përforcuesit mund të sjellin një përfitim të rëndësishëm. Por ai shtoi se duhen më shumë të dhëna se sa mirë funksionon vaksina Pfizer kundër Omicron. Nuk ka ende të dhëna të rëndësishme se si funksionojnë vaksinat e tjera si Moderna, Johnson & Johnson.
Omicron është versioni më i ndryshuar i koronavirusit deri më tani. Ai u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut, ku tani ka një rritje të numrit të infektimeve.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë