Shendet

Përgjatë gjithë nëntorit janë kryer 85 mijë doza të treta vaksine

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se gjatë një muaji nga fillimi i dozës së tretë janë kryer rreth 85.000 vaksinime.

E pranime në Komisionin e Shëndetësisë, Tomini bërë një pasqyrim edhe për situatën epidemiologjike në vend.

“Gjatë javës së fundit niveli i incidencës ka pësuar rënie ashtu si edhe incidenca 2 javore. Kemi 200 raste për 100 mijë banor në dy javët e fundit. Mesatarja ditore e rasteve është 427 raste dhe përqindja e pozitivitetit është 14%.  Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuar është grup mosha 55-64 vjeç me 19%, 25-34 vjeç janë 17% e rasteve të konfirmuara dhe 16% janë raste të konfirmuara tek grup mosha 45-54 vjeç. Kemi në total 2 milionë 663 mijë vaksina, dhe janë aplikuar 2 milionë e 120 doza, ku rreth mbi 1 milionë janë doza të para. 74 mijë janë doza të treta. 47.3% është mbulesa vaksinale me 1 dozë dhe  42.6% e popullatës është vaksinuar me dy doza”, tha ajo.

Komisioni i Shëndetësisë u mblodh për të diskutuar vendimin e një huaje në vlerën e 60 milionë eurove nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për pandeminë.

Tomini ka shpjeguar se kjo hua është mbështetëse për buxhetin e shtetit dhe do të përqendrohet kryesisht në blerjen e vaksinave dhe mjete të tjera të domosdoshme.

“Kjo vlerë prej 60 milionë eurosh ka për qëllim të ndihmojë qeverinë në blerjen e vaksinave, si mjeti i vetëm shpëtues për popullatën, do shërbej për mjete për bluzat e bardha, barna, kite reagent për pacientët me COVID-19, pajisje mjekësore, për përballimin e bonusit të mjekëve që trajtojnë COVID-19 dhe ndërhyrje në infrastrukturën spitalore”, tha zëvëndësministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë