Shendet

Viagra mund të jetë e dobishme kundër Alzheimerit

Pilula e impotencës Viagra mund të jetë një trajtim i dobishëm kundër sëmundjes së Alzheimerit, thonë studiuesit amerikanë. Testet në qeliza tregojnë se ilaçi synon disa nga proteinat që grumbullohen në këtë lloj demence. Ekipi i studiuesve në Universitetin e Cleveland-it gjithashtu analizoi një bazë të dhënash me 7 milion pacientë dhe zbuloi se burrat që merrnin ilaçin kishin një rrezik më të ulët të Alzheimerit, por ata thanë se duhen më shumë studime.
Ekspertët kanë shkruar në revistën “Nature Aging” se ripërdorimi i një ilaçi ekzistues mund të jetë më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i lirë sesa gjetja dhe zhvillimi i një trajtimi krejt të ri.
Viagra përmban sildenafil i cili fillimisht u krijua si një ilaç për zemrën për shkak të veprimit të saj kryesor – përmirësimin e rrjedhës së gjakut duke relaksuar ose zgjeruar enët e gjakut. Mjekët më pas zbuluan se kishte një efekt të ngjashëm edhe në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë arteriet e penisit dhe u zhvillua në një trajtim të suksesshëm për mosfunksionimin erektil.

Por ekspertët mendojnë se mund të ketë edhe përdorime të tjera. Sildenafil është një substancë që tashmë përdoret tek burrat dhe gratë për një sëmundje të mushkërive të quajtur hipertension pulmonar.
Dhe shkencëtarët kohët e fundit kanë eksploruar nëse mund të ndihmojë njerëzit në rrezik të demencës vaskulare – forma e dytë më e zakonshme e demencës pas Alzheimerit – e cila ndodh kur rrjedhja e reduktuar e gjakut dëmton trurin. Tani studiuesit besojnë se mund të ndihmojë edhe Alzheimerin.

Sipas ekspertëve doza të larta të ilaçit (më të mëdha se sa do të merrte një person normalisht) ndihmuan në përmirësimin e qelizave të trurit dhe reduktuan akumulimin e proteinave në studimet laboratorike të indeve njerëzore.
Njerëzit që kishin marrë sildenafil kishin më pak gjasa të zhvillonin Alzheimer sesa ata që nuk e merrnin këtë mjekim, bazuar në të dhënat personale mjekësore të 7.23 milionë individëve të monitoruara për një periudhë gjashtë vjeçare.
Eksperti kryesor Feixiong Cheng tha se gjetjet ishin inkurajuese, por kishin nevojë për më shumë eksplorim:
“Për shkak se gjetjet tona vendosin vetëm një lidhje midis përdorimit të sildenafilit dhe uljes së incidencës së sëmundjes së Alzheimerit, ne tani po planifikojmë një provë mekanike dhe një provë klinike të rastësishme të fazës II për të testuar këto përfitime”, tha Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut.
Burimi: BBC/ Përshati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë