Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike globale nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka të ngjarë të rishikohen në rënie për shkak të shfaqjes së variantit Omicron , tha Drejtoresha Menaxhuese e FMN , Kristalina Georgieva .
” Një variant i ri që mund të përhapet shumë shpejt mund të dëmtojë besimin dhe në këtë kuptim, ka të ngjarë që ne të shohim një përkeqësim në parashikimet e rritjes globale të tetorit ,” - tha Georgieva.
“SHBA duhet të trajtojë inflacionin”
Drejtuesja e FMN-së tha gjithashtu se politikëbërësit amerikanë duhet të ndërmarrin veprime për t’u marrë me inflacionin e lartë, por se presione të tilla të larta të çmimeve nuk po vërehen globalisht, duke i lejuar ekonomitë e tjera të ndryshojnë politikën me ritmin e tyre.
Georgieva tha se fuqia e ekonomisë amerikane ka një efekt anësor pozitiv në mbarë botën, megjithëse rrit rrezikun që vendet e tjera mund të duhet të përgjigjen me rritje të normave të interesit nëse Rezerva Federale shkurton politikën e saj lehtësuese në muajt e ardhshëm, siç pritej nga shumica.
Georgieva mbrojti Fondin kundër kritikave për punën e mbi ndryshimet klimatike, të cilat ajo i konsideroi elementë kritik të stabilitetit makroekonomik.
"Unë nuk mendoj se ka shumë njerëz sot që mund ta shohin ndryshimin klimatik si jo makro-kritik për stabilitetin, rritjen dhe punësimin. Është. Dhe arsyeja pse FMN-ja është e angazhuar në këtë temë është sepse për anëtarët tanë ka rëndësi. "
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta "SI"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.