Greqia identifikoi zyrtarisht rastin e parë të Covid-19 të shkaktuar nga varianti Omicron.
Rasti në fjalë u konfirmua tek një grek që jeton në Johannesburg dhe fluturoi nga Afrika e Jugut në Kretë për pushime, tha Theoklis Zaoutis, kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik, në një konferencë shtypi ku po specifikonte masat e një ligji të ri që detyron vaksinimin për të gjithë personat mbi 60 vjeç.
Por çfarë dihet rreth asaj që mediat greke e kanë pasqyruar si “pacienti zero” me Omicron.
Pacienti zero është një burrë i vaksinuar me të dyja dozat që mbërriti në Kretë më 26 nëntor dhe menjëherë pas mbërritjes bëri një test të shpejtë të antigjenit në aeroport, i cili rezultoi negativ.
Një test i dytë të nesërmen, pasi ai zhvilloi simptoma të buta të Covid-19, tregoi një rezultat negativ ndërsa një i tretë më 29 nëntor konfirmoi infeksionin.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan të enjten në mëngjes se ishte varianti Omicron.
Zaoutis deklaroi se burri mbetet në karantinë dhe kontaktet e tij kanë rezultuar negative.
Ishte pikërisht këmbëngulja e tij për t'u testuar me teste të shpejta deri sa tamponi PCR e tregoi pozitiv që u konfirmua rasti i tij.
Duke qenë se dyshohej se ishte i infektuar me mutacionin mikron, u krye një test laboratorik shtesë ku u konfirmua OMICRON
Pacienti zero rezulton se ka simptoma të lehta dhe mbi të gjitha ai nuk ka infektuar kontaktet e tij
Përshtati në shqip. Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.