Bota

Gjermania do të vendosë karantinë mbarëkombëtare për të pavaksinuarit

Gjermania njoftoi të enjten, 2 dhjetor, një bllokim mbarëkombëtar për të pavaksinuarit, pasi udhëheqësit e saj mbështetën planet për vaksinime të detyrueshme në muajt e ardhshëm.

“Personave të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në të gjitha bizneset, përveç atyre që janë më të domosdoshëm, si supermarketet dhe farmacitë, për të frenuar përhapjen e Covid-19,” njoftuan kancelarja në largim Angela Merkel dhe pasardhësi i saj, Olaf Scholz, pas bisedimeve të krizës me liderët rajonalë.

Dyshja mbështeti gjithashtu propozimet për vaksinimet e detyrueshme, të cilat nëse votohen nga parlamenti mund të hyjnë në fuqi nga shkurti.

“Dyqanet do të jenë të hapur vetëm për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga Covid,” tha Merkel, duke shtuar se i njëjti rregull do të zbatohej edhe për dyqanet jo më të domosdoshme.

Kufizimet, të cilat nuk do të zbatohen për të vaksinuarit plotësisht, janë tashmë në fuqi në disa rajone gjermane.

Të pavaksinuarit do të ndalohen gjithashtu nga tregjet e Krishtlindjeve në ato rajone ku ato janë ende të hapura. Shumë rajone kanë urdhëruar tashmë mbylljen e tregjeve tradicionale.

Ndërsa projektmarrëveshja fokusohet në kufizime për të pavaksinuarit, ka edhe masa që do të prekin plotësisht të vaksinuarit.

 Klubet e natës do të mbyllen dhe maskat e fytyrës do të bëhen sërish të detyrueshme në shkolla.

Burimi:Telegraph.com/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë