Ndërsa pandemia COVID-19 vazhdon, ekspertët e pranojnë gjithnjë e më shumë se SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen, prek zona përtej mushkërive. Mund të infektojë gjithashtu veshkat, zorrët dhe enët e gjakut, për shembull. Përveç kësaj, COVID-19 mund të shkaktojë një sërë simptomash neurologjike dhe psikiatrike. Një simptomë treguese është humbja e shijes ose nuhatjes, e cila tregon se SARS-CoV-2 mund të infektojë sistemin nervor periferik. Por virusi mund të prekë edhe sistemin nervor qendror, duke prodhuar simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje dhe konfuzion.
Tani, një studim i madh ndërkombëtar i udhëhequr nga studiues në Universitetin Thomas Jefferson, në Filadelfia, ka zbuluar se rreth 1% e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 zhvillojnë komplikime të trurit potencialisht fatale. Të dhënat treguan se rreth 1 në çdo 100 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 kanë komplikime në tru.
Në përgjithësi, komplikimet e trurit dukej se ishin rreth tre herë më të zakonshme në mesin e pacientëve në Evropë, krahasuar me ata në SHBA. Shumë nga pacientët kishin sëmundje shoqëruese, si presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se disa njerëz që shërohen nga COVID-19 kanë simptoma të vazhdueshme neurologjike dhe psikiatrike.
“Shumë është shkruar për problemet e përgjithshme pulmonare [të mushkërive] që lidhen me COVID-19, por ne nuk flasim shpesh për organet e tjera që mund të preken. Studimi ynë tregon se komplikimet e sistemit nervor qendror përfaqësojnë një shkak të rëndësishëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në këtë pandemi shkatërruese,” thotë Scott H. Faro, një profesor i radiologjisë dhe neurologjisë në universiteti, i cili gjithashtu drejtoi studimin.
Studiuesit prezantuan rezultatet e tyre në një takim me anëtarët e të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut.
“Është e rëndësishme të dihet një incidencë e saktë e të gjitha komplikimeve kryesore të sistemit nervor qendror,” thotë Faro.
Burimi:MedicalNews/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje