Bota

Varianti ‘Omicron’ pranë Shqipërisë, zbulohet rasti i parë në Greqi

Greqia ka identifikuar rastin e parë në vend të variantit të ri të koronvirusit ‘Omicron’. Ekzistenca e këtij varianti u zbulua në ishullin e Kretës në Greqi sipas ministrit grek të Shëndetësisë Thanos Pleyris. Qytetari i infektuar me variantin ‘Omicron’ është një burrë që ka udhëtuar nga Afrika e Jugut drejt Kretës më 26 nëntor.

Ai është me origjinë greke, por banues i përhershëm në Johanesburg. Sapo mbërriti në aeroport, qytetari iu nënshtrua një testimi të shpejtë anti-Covid dhe rezultoi negativ.

Por më pas filloi të shfaqte simptoma të lehta dhe iu nënshtrua një testi tjetër më 29 nëntor, duke rezultuar pozitiv. Pas zbulimit të këtij rasti, autoritetet shëndetësore kanë nisur gjurmimin e personave të kontaktit.

Dy ditë më parë, Greqia njoftoi se vaksinimi për personat mbi 60 vjeç do të bëhet i detyrueshëm në fillim të janarit 2022, në të kundërt do të aplikohen gjoba 100 euro në muaj.

Varianti “Omicron” ka shqetësuar të gjithë botën, ndërsa rastet me këtë variant janë konfirmuar në disa shtete të Europës, përfshirë edhe SHBA-të, ku në Kaliforni është zbuluar i infektuari i parë të mërkurën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë