Ka ndodhur

Aeroporti i NATO-s në Kuçovë, banorët protestojnë kundër masës së dëmshpërblimit

Disa familje, pronat e të cilëve preken nga zgjerimi i pistës dhe ambienteve të tjera të Aeroportit të Kuçovës kanë dalë në protestë kundër masës së dëmshpërblimit të ofruar.

Protestuesit nuk janë dakord me çmimin e vendosur nga Ministria e Mbrojtjes prej rreth 2 milionë lekësh për një dynim tokë. Ata thonë se ky çmim është nën vlerën e tregut real që kanë pronat e tyre.

“Pronat tona siç janë shtëpitë që kemi ndërtuar me mund e me djersë një jetë të tërë kushtojnë 10-fishi i asaj që duan të na shpronësojnë. Ne nuk do të lëvizim nga pronat tona dhe nuk do lejojmë që shteti të na i marri. Më mirë le të na vrasi edhe ne brenda banesave”, deklaruan protestuesit.

Në total janë rreth 200 familje që preken nga zgjerimi i Aeroportit dhe bazës ushtarake të Kuçovës. Në këtë vepër do të investohen rreth 50 milionë euro nga ana e NATO-s, për ta shndërruar në një bazë dhe aeroport ushtarak funksional me parametrat e aleancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë