Shendet

Vaksina e gripit dhe e ajo e Covid-19 mund të merret pa problem në të njëjtën kohë

Të moshuarit shqiptarë krahas dozës së tretë të vaksinës së Covid-19 do të marrin edhe vaksinën e gripit. Deri më tani në vendin tonë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid-19 më shumë se 18 mijë të moshuar dhe atë të gripit e kanë marrë rreth 104 mijë të moshuar. Eksperti i shëndetit publik në ISHP, Alban Ylli i tha Gazetasi.al që nuk ka asnjë problem nëse të dyja vaksinat merren në të njëjtën kohë. Ndërsa më herët ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur që nëpër qendrat shëndetësore janë shpërndarë më shumë se 200 mijë vaksina.

Një studim i fundit tek 700 pacientë britanike gjithashtu ka zbuluar se të dyja injeksionet në të njëjtën kohë, madje në një ditë nuk përbëjnë asnjë rrezik për pacientët, përkundrazi krijojnë një përgjigje më të fortë imunitare.

Studimi synonte të përcaktonte nëse ishte e sigurt të jepeshin të dyja vaksinat në të njëjtën kohë dhe nëse kishte ndonjë efekt anësor. Midis prillit dhe qershorit, studiuesit i dhanë dozat e dyta të Covid-19 dhe një nga tre vaksinat e gripit 679 të rriturve nga 10 vende në Angli dhe Uells, të cilët tashmë kishin marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca. Grupi i parë prej 340 personash morën dozën e dytë të vaksinës Covid-19 dhe vaksinën e gripit në të njëjtën ditë, ndërsa 339 pjesëmarrësve të tjerë iu dha doza e dytë e vaksinës së koronavirusit në vizitën e tyre të parë dhe një vaksinë gripi në vizitën e tyre të dytë.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Bristol, monitoruan pacientët për gjashtë javë dhe arritën në konkluzionin se nuk ka arsye mjekësore ose imunologjike që njerëzit të mos i bëjnë të dyja vaksinat në të njëjtën kohë.
“Bashkë-administrimi i vaksinave në të njëjtën kohë shkaktoi vetëm efekte anësore “të vogla deri të moderuara”, thanë studiuesit.

Në studimin e publikuar në revistën BMJ thuhet se testet e gjakut të pjesëmarrësve treguan se nuk kishte asnjë ndikim negativ në përgjigjet imunitare, madje një nga vaksinat e gripit me emrin “FluBlok” rezultoi më e fortë kur u injektua në të njëjtën kohë me vaksinën anti-Covid Pfizer.
“Nuk prisnim që dozat përforcuese të kishin kaq ndikim të mirë së bashku me vaksinat e gripit, por duhet akoma më shumë të dhëna nga bota reale”, ka deklaruar Rajeka Lazarus, shkencëtarja kryesore në studim dhe një konsulente në sëmundjet infektive dhe mikrobiologji në Universitetin Bristol.

Pas tre javësh kur pjesëmarrësit kishin marrë vaksinat ata kryen një test ë gjakut për të parë efektet negative të mundësh dhe nuk pati asnjë. Shumica e tyre raportoi se kishin të paktën një efekt anësor të lehtë si lodhje ose dhimbje koke dhe vetëm një person u shtrua në spital për shkak të gjendjes së rënduar nga migrena.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë