Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, ka deklaruar të premten se pilula eksperimentale kundër COVID-19 e prodhuar nga kompania Merck është efektive.
Siç e ka rekomanduar edhe vetë kompania ilaçi duhet të jepet brenda pesë ditësh nga simptomat e para të sëmundjes te personat e rritur. Ilaçi bën të mundur që individët të mos kalojnë në gjendje të rëndë apo të kenë nevojë për oksigjen.
Po ashtu EMA ka deklaruar se rekomandohet që nënat gjidhënëse duhet të ndalojnë ushqimin e fëmijëve me gji në kohën kur marrin pilulën e kompanisë Merck.
Merck ka deklaruar se kishte thënë se pilula zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje