Kombetarja

Shqipëria humb tri vende në renditjen e FIFA-s, ndikon humbja e thellë në Angli

Goleada e Anglisë i kushton tri vende Kombëtares shqiptare në renditjen e FIFA-s. Pesë golat e pësuar në atë ndeshje sigurisht që kanë ndikim negativ në përllogaritjen e pikëve për muajin nëntor dhe kuqezinjtë, nga vendi 63-të që mbanin në muajin tetor, zbresin në vendin e 66-të.

Shqipëria gjatë këtij muaji ka marrë edhe fitoren me Andorrën, që duket se nuk sjell pikë mjaftueshëm për të ruajtur të paktën pozicionin e mëparshëm, pasi kundërshtari është shumë modest. Në tetor Kombëtaren e ngriti shumë fitorja në Hungari.

Kuqezinjte festojne golin e Çekiçit ndaj Andorres. Gazeta Si, 19 nentor 2021

Ka përmirësuar renditjen e saj me dy pozicione Kosova, që nga vendi i 113-të është ngjitur në vend të 111-të për shkak të barazimit 1-1 në fushën e Greqisë vetëm pak ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë