Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi një trajtim të ri për dhimbjet kronike të shpinës, atë nëpërmjet realitetit virtual.
Trajtimi me recetë, i quajtur EaseVRx funksionon si kontrollues dhe nxitës i frymëmarrjes.
Syzet virtuale përdorin terapi njohëse të sjelljes dhe metoda ndihmon në relaksimin e muskujve, zhvendosjes së vëmendjes dhe rrjedhimisht lehtësimit të dhimbjeve.
Ekspertët kanë ndërtuar një platformë, e cila është zhvilluar përfshin 56 seanca që variojnë nga dy deri në 16 minuta, të cilat duhet të bëhen çdo ditë për tetë javë dhe trajtimi mund të kryhet në qendra të lojërave virtuale ose shtëpi.
Christopher M. Loftus, drejtor në detyrë i Zyrës së Pajisjeve Neurologjike dhe Fizike në Qendrën për Pajisjet dhe Shëndetin Radiologjik të FDA-së, tha në një deklaratë se miliona të rritur jetojnë me dhimbje kronike të shpinës që mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës së tyre të përditshme.

“Reduktimi i dhimbjes është një komponent thelbësor i personave me dhimbje kronike të shpinës. Autorizimi i sotëm ofron një opsion trajtimi për reduktimin e dhimbjes që nuk përfshin medikamente dhe është efikas kur përdoret së bashku me metoda të tjera trajtimi për shpinën,” shton Lofuts.
Miratimi i FDA bazohet në një provë të 179 pacientëve që kanë dhimbje kronike të shpinës.
Gjatë testimit, secilit pjesëmarrës iu dha trajtimi 3D EaseVRx ose një program kontrolli 2D që nuk përdorte metoda të trajtimit të terapisë konjitive të sjelljes (CBT) të bazuara në aftësi.
Secilit pjesëmarrës iu kërkua të përdorte terapitë vazhdimisht për tetë muaj e gjysmë dhe do të raportonte përsëri me nivelet e dhimbjes.
Në fund të provave, 66 për qind e pjesëmarrësve në EaseVRx raportuan një reduktim më të madh se 30 për qind të dhimbjes.
“Asnjë ngjarje e padëshiruar serioze nuk u vërejt apo raportua gjatë studimit. Përafërsisht 20.8 për qind e pjesëmarrësve raportuan siklet me syzet virtuale dhe 9.7 për qind raportuan sëmundje të lëvizjes dhe të përziera,” sipas deklaratës nga FDA.
Në vitin 2019, kërkimet nga kolegji “Imperial” në Londër zbuluan se shikimi i videove qetësuese të realitetit virtual, duke përfshirë skena të Arktikut, ndihmon në lehtësimin e ‘dhimbjes intensive dhe mund të ishte një trajtim i mundshëm për dhimbjet kronike në të ardhmen.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje